Komuna e Rahovecit mbajti akademi solemne në shënimin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (Foto)

Në shtëpinë e kulturës ” Mensur Zyberaj “, u mbajt akademi solemne për shënimin e 8-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në akademi morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, z. Avdullah Hoti, ministër i Ministrisë së Financave , z. Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Kryetari Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në akademinë e organizuar për nder të 8-Vjetorit të Pavarësisë tha se ditëlindja e 8-te e shtetit të Kosovës, le të na shërbeje si motivim që të vazhdojmë ta avancojmë këtë vend , për të cilin dhamë edhe djemtë më të mirë . Kemi dhëne shumë qe t’ua lemë pasardhëseve një shtet, kur fëmijët tanë do të jetojnë me dëshirë dhe jo nga pamundësia për të gjetur një shtet tjetër si strehë.

Në emër të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, fjalën e mori z. Vajdin Berisha i cili tha se për të ardhur deri tek kjo dite ku jemi sot është bërë mund i madh dhe është derdhur gjake, andaj ne duhet të punojmë në të mirën e vendit tone.

Akademia u përmbyllë më këngë dhe valle të përgatitura nga Shoqëria Kulturore Artistike ” Bajram Curri” nga Krusha e Madhe.
akademi 1

akademi 3

akademi 4

akademi 5

akdemi 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.