Komuna e Rahovecit formoi komisione për subvencionet bujqësore, gjen keqpërdorime

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se me 10 shkurt ka formuar pesë komisione Ad-hoc, me 15 anëtarë, për verifikimin e mekanizmave bujqësor të shpërndarë në Komunën e Rahovecit. Sipas Latifit, komisionet ishin të obliguara që brenda 24 orëve të inspektojnë dhe verifikojnë përfituesit e mekanizmave bujqësorë, për të cilat sipas Latifit, kishte ankesa për keqpërdorime. “Nga 812 paisje bujqësore, 7 prej tyre janë keqpërdorur, që në përqindje i bie 0.86% në gjithë territorin e komunës së Rahovecit”, ka bërë të ditur Latifi përmes ‘Facebook’.Gjithashtu, i pari i Rahovecit ka njoftuar se ndaj këtyre që kanë bërë keqpërdorime do të merren masa ligjjore dhe kontrollet do të jenë sistematike.

640x74

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.