Komuna e Rahovecit fillon përgatitjet për shënimin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Komisioni i formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka filluar përgatitjet për shënimin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Agjenda e plotë e shënimit të 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Komunën e Rahovecit

Më 16 shkurt(e martë), 2016:
Ora 9:00 – Homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të Heronjve të Komunës së Rahovecit.

Ora 11:00 – Homazhe pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit.

Ora 13:00 – Akademi solemne, në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj, në Rahovec. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.