Komuna e Rahovecit dhe Komuna Ozajl e Kroacisë nënshkruajnë deklaratë për themelimin e marrëveshjes së bashkëpunimit

Në vizitën e tij zyrtare që ka nisur nga e hëna Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot është pritur në takim nga Kryetarja e Komunës së Ozalj, Gordana Lipsiniq me të cilën edhe ka nënshkruar deklaratën për marrëveshje bashkëpunimi.

Në deklaratën e nënshkruar sot, parashihet që të vendoset bashkëpunim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Ozalj në këto fusha: zhvillim rajonal dhe rural, bujqësi, fonde dhe projekte të BE-se, turizëm, kulturë dhe në fushat tjera për të cilat palët nënshkruese, mund të shprehin interesimin.

Bazuar në tekstin e deklaratës, palët nënshkruese do të fillojnë një elaburim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj deklarate.

Pas nënshkrimit të deklaratës, kryetari Vehapi i dhuroj Kryetares Lipsinic, emblemën e Komunës së Rahovecit dhe me pas të shoqëruar nga Kryetarja dhe zyrtar të tjerë, vizituan dy përpunues të verave dhe muzeun në Komunën e Ozalj.

kryetari 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.