Kompania “Orllati Group” fiton ankandin për parkun solar në Gur të Kuq dhe Kramovik

Kompania me pronarë nga Brestovci, por që konsiderohet prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Zvicër, Orllati Group”, ka fituar ankandin për parkun solar.

Parku solar në Gur të Kuq dhe Kramovik do të ndërtohet pikërisht nga kompania me pronarë nga Brestovci i Rahovecit, pasi fituan ankandin.

640x74

Ky park solar do të prodhojë 100MW energji elektrike.

Ndërkaq, nga ky investim përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky nuk është projekti i parë i Orllati Group, pasi së fundmi Fondacioni “Adrian Orllati” po ndërton në Rahovec shtëpinë për persona të moshuar të cilët janë pa përkujdesje familjare, e që do të ketë kosto 2.5 milionë euro.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.