Komentet e Trump për Palestinën, arsyeja pse nuk duhet të votohet Albin Kurti

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zbuluar planet që Amerika ta marrë Palestinën dhe që populli palestinez “s’pastrohet” në shtetet tjera përreth. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dhe, kjo më shumë se çdo gjë tjetër tregon se pse Kosova duhet të mos e votojë Albin Kurtin për kryeministër – duke ditur raportet e këqija, apo thënë më mirë kurrfarë raporte, që i ka me administratën e Trump, të cilat ditë më parë i konfirmoi Richard Grenell.

Kosova gjendet para udhëkryqit më 9 Shkurt dhe administrata Trump mund të servojë befasi të pakëndshme si në rastin e Palestinës.

Çdo cënim i sovranitetit të territorit apo ndryshimi të madh të relievit politik të Ballkanit do të bënte përgjegjës ekskluzivisht Albin Kurtin, i cili hapur përkrahu Bidenin dhe pati marrëdhënie katastrofale me njerëzit e Trump përgjatë viteve të fundit.

osa1

Komeneti juaj?

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.