Komandant Ismet Tara për pavarësi në shtëpi, shtyhet intervistimi më 4 mars

Komandanti i shquar i luftës për çlirim, Komandant Ismet Tara – Hoxha, do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Komandanti Ismet Tara pranoi që të mbrojë pastërtinë e luftës çlirimtare në Hagë.

Fillimisht ftesa ishte për 17 shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, duket se ditën për të cilën luftoi dhe sakrifikoi aq shumë, ai do ta presë në gjirin e familjes.

Kjo pasi që intervistimi i tij është shtyrë për datën 4 mars.

I gjithë Rahoveci është prapa Komandant Hoxhës dhe UÇK-së dhe luftës së drejtë e të pastër çlirimtare. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.