Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit,Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Komandanti i shquar është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës për të cilën ditë ai dha gjithçka.
Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor.
Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë.
“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.
Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabahajdin Cena.
Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët e kanë dëshmuar gjithmonë përpjekjen e pastërt për lirinë dhe pavarësinë e vendit.