“Kom me ble një armë e kom me i qëru hesapet me juve”, arrestohet burri që u lidh dhe u rrah nga djemtë e tij në Rahovec

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për arrestimin e dy vëllezërve në Dobidol të Rahovecit, të cilët dyshohen se mbrëmë rreth orës 23:00, e kanë rrahur babanë e tyre, të cilën më pas edhe e kanë lidhur.

Policia njofton se sot ka arrestuar edhe këtë të fundit, i cili ka kërcënuar rejën dhe gruan e tij se do të blejë një armë zjarri dhe do t’u hakmerret të gjithëve.

640x74

Për shkak të frikës, ato e kanë denoncuar rastin në polici, e cila e ka arrestuar të dyshuarin.

Prokurori ka urdhëruar që si djemtë, ashtu edhe babai i tyre sot të dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

“Me datë 12.01.2022, rreth orës 14:00, bashkëshortja dhe nusja kanë kërkuar një patrullë policore për arsye se ishin ndier të kanosur nga burri përkatësisht vjehrri. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes në fsh. Dobidol, KK Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat të cilat kanë deklaruar se burri, përkatësisht vjehrri, sot në mëngjes i kishte kanosur me fjalët se ‘do ta blej një armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve’.

“Deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari, një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka është hapur rasti ‘Dhunë në familje’. Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 orë në Qendrën e Ndalimit. Lidhur me rastin janë njoftuar QPS Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave të Dhunës në Familje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.