Klubi i tha se s’ka buxhet, Muja: E mbulojmë me shpirt luftarak dhe dashuri ndaj klubit

Trajneri i ri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi, ka pranuar ndoshta sfidën më të madhe në karrierën e tij, të arrijë në vorbullën e shumë problemeve që ekzistojnë te KB Rahoveci.

Klubi vreshtar u organizua me shumë vështirësi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, çka edhe vonoi marrëveshjen me trajnerin nga Çairi.

Përkundër faktit se përbërja ekipore me lojtarë vendorë është e kufizuar dhe e bazuar kryesisht te yjet vendase, Muhamed Thaçi nuk u zbraps nga sfida e ofruar dhe pranoi që të vijë në Rahovec.

Se atë e pret një mal i madh me probleme për t’u ngjitur, flet edhe intervista e fundit e klubit e realizuar me të, një intervsitë e rallë e klubit që kishte 5 muaj pa komunikuar me tifozët dhe me shumë pak informata rreth ekipit.

Spikati pyetja ku vet faqja zyrtare nuk jep shumë shpresë, ku thuhet se klubet tjera kanë buxhet SHUMË MË TË MADH se sa klubi Vreshtar.

Nërkaq, në përgjigjen e tij, Thaçi nuk zbrapset dhe thotë se do të tentojë të inspirojë një shpirt luftarak dhe dashurinë për klubin e qytetin.

Më poshtë pjesë nga intervista:

KB-Rahoveci: Coach, cilat janë pritjet reale të juaja në këtë edicion të garave kur dihet që klubet tjera kanë buxhet shumë më të madh, mendoni që me punë kolektive mund të arrihet deri te suksesi?

𝑪𝑶𝑨𝑪𝑯 𝑴𝑼𝑱𝑨: 𝑵𝒆 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒃𝒆̈𝒋𝒎𝒆̈ 𝒎𝒂𝒌𝒔𝒊𝒎𝒖𝒎𝒊𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒆𝒎𝒊 𝒔𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒇𝒐𝒓𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒎𝒖𝒏𝒅𝒖𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒆 𝒎𝒆 𝒑𝒖𝒏𝒆 𝒂𝒓𝒓𝒊𝒉𝒆𝒕 𝒔𝒖𝒌𝒔𝒆𝒔𝒊 𝒆 𝒏𝒆 𝒆 𝒋𝒂𝒑𝒊𝒎 𝒇𝒋𝒂𝒍𝒆̈𝒏 𝒔𝒆 𝒅𝒐 𝒕𝒆 𝒑𝒖𝒏𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒂 𝒌𝒕𝒉𝒚𝒆𝒓 𝑹𝒂𝒉𝒐𝒗𝒆𝒄𝒊𝒏 𝒂𝒕𝒚 𝒌𝒖 𝒆 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏, 𝒑𝒐 𝒌𝒆𝒎𝒊 𝒃𝒖𝒙𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒐𝒈𝒆̈𝒍 𝒑𝒐𝒓 𝒅𝒐 𝒕𝒂 𝒎𝒃𝒖𝒍𝒐𝒋𝒎𝒆̈ 𝒎𝒆 𝒔𝒉𝒑𝒊𝒓𝒕 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒂𝒓𝒂𝒌 𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒆 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓𝒊 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒌𝒍𝒖𝒃𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒂𝒓𝒓𝒊𝒕 𝒔𝒂 𝒎𝒆̈ 𝒍𝒂𝒓𝒕.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.