Klubi i Shahut “Rahoveci” ka shënuar historinë në ditën që edhe KH Rahoveci u shpall kampion.
Klubi i Shahut arriti që të hyjë në Superligë duke nderuar emra të mëdhenj të këtij sporti si Gani Daka, Vahedin Rrahmani, Sabahudin Kollari dhe Murtez Ondozi e shumë të tjerë.
Është sukses i madh dhe klubi e ka paralajjmëruar se tash është koha që “të themi fjalën kryesore edhe në Superligë”.
KSH Rahoveci kështu çon në vend amanetin e paraardhësve.
Ndërkaq, drejtues të klubit për Rahoveci24 kanë treguar se kërkojnë përkrahje të sponsorëve dhe përpos titullit kampion, do të synojnë paraqitje edhe në Ligën e Kampionëve të Shahut.
/Rahoveci24/


