KB Rahoveci ende nuk ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Bujar Locit.
Siç raportoi Rahoveci24, ndeshja ndaj Bashkimit ishte shanci i fundit për Locin dhe pas humbjes ekzistoi dëshirë unanime në bord që të shkarkohet tekniku pejan.
Megjithatë, fakti se dy ditë pas ndeshjes ndaj Bashkimit niste Final 8, atëherë klubi vazhdoi me Locin.
Shanci i dytë, pamundësia për të shkuar në finale ishte pika e fundit e marrëdhënies mes klubit dhe Locit duke detyruar bordin që të marrë vendim për shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Rahoveci24 mëson se dy trajnerë ishin në listë, një grek dhe një turk, të dy teknikë të nivelit botëror, megjithatë tratativat nuk përfunduan me sukses.
Tashmë klubi vazhdon të jetë në kërkim të strategut të ri, i cili duhet të ketë mentalitet kampioni dhe njeri autoritativ.
Dëshira e klubit qëndron tek një teknik i cili e njeh mjaft mirë kampionatin dhe ka fituar trofe në basketbollin kosovar, por ende negociatat janë në fazën fillestare.
Mbetet të shihet kush do të emërohet trajner i ri i cili ka dy javë për të komponuar ekipin para rikthimit të ndeshjeve në Superligë ku në start përballemi ndaj Trepçës. /Rahoveci24/