Klubi belg vlerëson Rahovecin: Qytet i njohur për kulturën e vreshtave

Rahoveci udhëton të premtën drejt Bocholtit të Belgjikës, aty ku do të zhvillojë ndeshjen e rrethit të dytë të EHF Europe Cup ndaj klubit belg Achilles Sezoens Bocholt.

Bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, por fakti që në Belgjikë hendoblli është sport terciar, e bën Rahovecin me gjasa shumë të mëdha në këtë duel, ani pse belgët nuk e bëjnë hesap klubin tonë në aspektin sportiv.

osa1

Ajo që bie në sy nga gazetarët e portalit tonë është që klubi belg ka respekt për Rahovecin dhe traditën e rrushit.

Belgët mezi presin që të vijnë në Rahovec pas 1 jave, duke cilësaur qytetin tonë një qytet me trditë të pasur e kulturë të rrushit, e duke e cilësuar si eksperiencë unike.

Ndeshja e parë zhvillohet në Belgjikë më 19 Tetor nga ora 20:15, kurse ndeshja kthyese një javë më vonë në “Mizahir Isma” nga ora 19:00.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.