Kjo do të jetë barnatorja e vetme e hapur në Rahovec gjatë orës policore

Qeveria në detyrë në muajin mars kishte marrë vendim të kufizonte edhe veprimtarinë e barnatoreve brenda orarit të caktuar 06:00-17:00.

Sipas të njëjtit vendimit, pas orës 17:00 veprimtaria e barnatoreve organizohet nëpërmjet kujdestarive të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe komunat përkatëse.

Procesi i caktimit të kujdestarive po bëhet nëpërmjet rotacionit nga 680 barnatore të licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për sot, e shtunë 4 prill, janë publikuar edhe barnatoret kujdestare të cilat do të punojnë pas orës 17:00 e deri në mëngjesin e nesërm.

Lista e barnatoreve kujdestare për 4 prill 2020

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, April 3, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.