KH Rahovecit i duhet fitore prej 4 golash, mobilizim për ta bërë të pamundurën

KH Rahoveci do të përballet të shtunën nga ora 19:00 me ekipin e Bocholt nga Belgjika. Për kualifikim, klubit të Rahovecit i duhet fitorja prej 4 golash. Nëse ndeshja përfundon me tri gola epërsi për Rahovecin atëherë do të ketë vazhdime.

Sfida ka mundur të përfundojë më mirë në Belgjikë, sigurisht, por nga klubi thonë se janë optimist se kanë gjithçka për të mposhtur Bocholtin dhe për të shkruar historinë.

osa1

Megjithatë, nga e thëna në të bërë, është një mal i tërë.

Potenca e pivotit Przybylski i cili është lojtari kyç i belgëve, ishte mjaft problematike për Rahovecin. Një lojtar inteligjent që kishte zgjidhje për gjithçka.

Tjetër lojtar me eksperiencë te Bocholti është Jeroen De Beule, reprezentuesi belg 33 vjeçar, i pozitës back i majtë.

Por, njeriu i ndeshjes ndaj KH Rahovecit ishte Clem Leroy, portieri i cili arriti të ndalë hiç më pak se 4 penallti.

Vet trajneri i Bocholtit tha se nuk e besoi si arritën të ndalin katër penalti dhe të mposhtin Rahovecin me këtë rezultat duke parë sa pak informata kanë për klubin dhe qytetin.

Në Belgjikë janë të ndrojtur për udhëtimin në Rahovec, e kjo do të jetë përparësia e KH Rahovecit, ku me një publik të stërmbushur, mund të vihet shumë nën presion klubi belg i Bocholt.

Tashmë mobilizim i madh i klubit po ndodh jo vetëm në përgatitje teknike, por edhe jashtë fushës, ku vërehet mobilizim i shumë gazetarëve sportiv që i bëjnë thirrje opinionit të jenë prezent në Rahovec, ndërkaq thirje bëri edhe kryetari Smajl Latifi që të gjithë të jenë në palestër.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.