KH Rahoveci të shtunën, për fitoren e parë në “Mizahir Isma” këtë sezon

KH Rahoveci pret Vëllaznimin të shtunën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Ekipi që është në organizim fantastik dhe me një fond lojtarësh impresiv sivjet ka synime të qarta – të garojë për çdo trofe që ekziston.

Megjithatë, pas fitores së parë të arritur në Prishtinë kërkohet që të vazhdohet seria pozitive e fitoreve me trajnerin Verim Zherka i cili seriozitetin e madh në stërvitje po e reflekton në parket.

KH Rahoveci në letër është favorit, por përkrahja e publikut është shumë e rëndësishme për të nisur një seri triumfale të fitoreve rresht.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.