KH Rahoveci e pret KH Prishtinën të shtunën në “Mizahir Isma”.
Ndeshja pritet të jetë e lehtë në letër, por aspak e lehtë në parket, ku klubi kryeqytetas vjen të shkaktojë befasi.
Megjithatë, për Rahovecin do të jetë fitorja e 20-të rresht, pa llogaritur duelin ndaj Deçanit, epilogu i të cilit duel ende nuk dihet.
KH Rahoveci është favorit absolut për titull, por faza e playoffit është më delikate andaj duhet përkrahje e publikut.
/Rahoveci24/


