KH Rahoveci ka njoftuar se nuk ka asgjë serioze nga lëndimi i një prej lojtarëve kryesorë, Jon Muçollit.
Lojtari që është një nga shtyllat e suksesit të edicionit të kaluar dhe gjithashtu edhe të këtij sezoni, ka pësuar dëmtim në derbin ndaj Kastriotit.
Lojtari nga Peja u mendua se është dëmtuar rëndë dhe mund të mungonte kohë të gjatë.
Por, klubi ka shuar të gjitha shqetësimet, Muçolli do të jetë gati për ndeshjet vijuese të klubit.
/Rahoveci24/


