KH Rahoveci njofton se Elion Vokshi mungon për pjesën e mbetur të sezonit

KH Rahoveci ka njoftuar atë për të cilën u frikësua më së shumti pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit – fati sezonal i Eilon Vokshit pas dëmtimit të rëndë të pësuar në gju.

Tash me anë të një njoftimi, KH Rahoveci ka konfirmuar se sezoni për Elion Vokshin ka përfunduar dhe se ai do të operohet në ligamentet e gjurit.

Elion Vokshi ishte një prej lojtarëve të spikatur të klubit në fitoret e arritura.

Klubi e ka siguruar atë me profesionalizmin më të lartë do t’i qëndrojë pranë gjatë periudhës rikuperiuese. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.