Ekipi i KH Rahovecit ka marrë rrugë për në Luksemburg, ku do t’i zhvillojë të dyja ndeshjet e rundit 1/32 të #EuropeanCup përballë skuadrës Dudelanges.
Fillimisht, ndeshja e parë ishte planifikuar të zhvillohej në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, por për shkak se objekti është vënë nën administrimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve lokale, u vendos që edhe ajo të luhet në vendin e Beneluksit.
Djemtë tanë janë gati të përfaqësojnë me krenari Rahovecin dhe Kosovën në arenën evropiane!


