KH Rahoveci niset drejt Belgjikës, ekipi shoqërohet nga nënkryetari Fatmir Iska

KH Rahoveci është në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ku do të niset nga ora 10:20 drejt Belgjikës.

Ekipi do të udhëtojë me aeroplan në itinerarin nga Prishtina drejt Dusseldorfit, ku prej aty me një autobus do të udhëtojë drejt kufirit të Belgjikës aty ku gjendet qyteti i Bocholtit skuadër me të cilën përballet KH Rahoveci.

osa1

Aty ekipi do të ambientohet dhe sonte do ta zhvillojë stërvitjen e parë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:15 në palestrën e klubit të Bocholtit, De Damburg.

Ekspeditën e KH Rahovecit po e shoqëron edhe nënkryetari Fatmir Iska, çka tregon përkrahjen institucionale për klubin e hendbollit, që është kampion i Kosovës.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.