KH Rahoveci me dy super derbi këtë javë, të mëkurën pret Kastriotin, në vikend i shkon Besës

KH Rahoveci do ta sfidojë rekordin e pamposhtshmërisë i cili është historik gjatë kësaj jave kur janë dy super përballje.

Fillimisht të mërkurën nga ora 20:00, klubi i KH Rahovecit prej KH Kastriotin të super përforcuar, e që i bëri shumë telashe ekipit tonë në Ferziaj në një palestër të stërmbushur.

640x74

E stërmbushur duhet të jetë edhe palestra “Mizahir Isma” të mërkurën, kur KH Rahoveci duhet të tregojë fuqinë e kampionit duke gjunjëzuar KH Kastriotin e përforcuar dhe me synim për ta rrëzuar Rahovecin.

Të njëjtin syni si të Kastriotit e ka edhe KH Besa që sivjet nuk di për fitore ndaj KH Rahovecit, dhe në Pejë klubi pejan që dominoi hendbollin kosovar do të tentojë të tregojë eksperiencën dhe të thyejë mitin për të mposhtur klubin tonë.

Natyrisht të gjitha këto mbeten vetëm dëshira të ekipeve kundërshtare, pasi KH Rahoveci është në formë historike të padiskutueshme dhe salla duhet të jetë plot të mërkurën në përkrahje të ekipit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.