KH Rahoveci me t’u shpallur kampion është kualifikuar direkt në rrethin e dytë të kupës EHF e ku pas shortit të mbajtur do të përballet me Bocholt nga Belgjika.
Ky klub është mjaft serioz dhe vjen nga qyteti i Bocholt, një qytet me traditë në këtë sport.
Ndeshja aspak e lehtë, por që Rahoveci do të tentojë të shënojë fitore historike ndërkombëtare.
Ndeshja e parë zhvillohet më 20 tetor në Bocholt të Belgjikës, e ku duhet përkrahja masive e rahovecianëve në Evropë.
Ndërkaq, një javë më pas një Mizhair Isma i stërmbushur duhet të bëjë të pamundurën për kualifikim tutje.
/Rahoveci24/


