KH Rahoveci nuk po ka të ndalur në tregun e transferimeve.
Pas konfirmimit të më të mirëve të skuadrës kampione përfshirë Egzon Gjukën dhe Jon Muçollin, KH Rahoveci po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Prurjeve të reja si trajneri Andonovski dhe lojtarit tjetër maqedonas, pivotit me eksperiencë ndërkombëtare, KH Rahoveci ka arritur të sigurojë një nga lojtarët më të mirë në Kosovë.
Ai që më së shumti i bëri telashe nga Besa sezonin e kaluar, Arbios Mushkolaj, tani është pjesë e KH Rahovecit.
Edhe Mushkolaj tashmë formëson dhe tej-forcon tandemin Gjuka-Muçolli duke e bërë KH Rahovecin favoritin absolut për sezonin e ri për mbrojtjen e titullit të kampionit si dhe për kampanjë të fortë në garat ndërkombëtare – nëse kemi edhe fat në short.
Mbetet të shihet cilat do të jenë zhvillimet e radhës, por aktualisht KH Rahoveci ka konfirmuar se është shumëfish më i fortë se sa sezonin që lamë pas.


