KH Rahoveci fillon stërvitjet, synim superliga

KH Rahoveci ka filluar stërvitjet para edicionit të ri të garave.

Ekipi i cili përbëhet nga yjet lokale të hendbollit ka në vete ikona të këtij sporti ndër vite në Rahovec.

Sipas informacioneve të Rahoveci24, kryetari i klubit, Bejtullah Deliu ka “hapur thesin” dhe tashmë ka arritur të sjellë 3 perforcime në klub të cilat do konfirmohen ditët në vijim.

KH Rahoveci synon këtë edicion hyrjen në Superligë.

Edhe KH Rahoveci vazhdon të jetë i anashkaluar nga Smajl Latifi thua se është klub i një qyteti tjetër.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.