KH Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në garat evropiane.
KH Rahoveci do të marrë pjesë në EHF European Cup, ku automatikisht ekipi jonë luan në raundin e dy të.
Shorti për këtë raund do të mbahet më 20 shtator.
Deri atë kohë Rahoveci ka shumë që të përgatitet e të konsolidojë ekipin, ku tashmë po bëhen përgatitjet për një gjë të tillë.
Sipas burimeve të portalit tonë, tashmë KH Rahoveci po bën ekip më të fortë se sa sezonin e kaluar për të pasur paraqitje dinjitoze në arenën ndërkobmëtare dhe për të tentuar “diçka më tepër” në garat vendore, ani pse konkurrenca është mjaft e vështirë.
Në këtë garë Rahoveci mund të ballafaqohet me disa nga klubet më të forta në Evropë.
/Rahoveci24/