KH Rahoveci bëhet gati për udhëtimin në Belgjikë dhe garat historike ndërkombëtare

KH Rahoveci do të përballet me ekipin Bocholt nga Belgjika më 19 tetor të këtij viti.

Klubi i hendbollit do të ketë një detyrë të vështirë në këtë takim, duke u përballur me një skuadër që ka eksperiencë në garat ndërkombëtare dhe vitin e kaluar ishte nënkampion i Belgjikës.

osa1

Edhe pse hendbolli nuk është sporti kryesor në Belgjikë, pa dyshim se sfida është mjaft e vështirë për klubin tonë.

Më 19 Tetor në Bocholt do të jetë dueli i parë, e pas një jave dueli kthyes.

Shumë bashkatdhetarë pritet që të jenë prezent në këtë takim nga Gjermania pasi palestra e Bocholtit në Belgjikë është fare pranë Dusseldorfit.

Kjo ndeshje është në kuadër të rrethit të dytë të garave të EHF Europe Cup dhe sa më larg që shkon Rahoveci, aq më mirë për hendbollin kosovar.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.