Kupa e Kosovës në futsal pritet që të zhvillohet këtë fundjavë ku në “Mizahir Isma” kthehet në aksion edhe KFS Rahoveci 2019.
Klubi i futsallit rahovecian që garon në Superligë e pret të dielën nga ora 20:00 ekipin e Llapit në futsall që është ekip mjaft i fortë kur dihet pozita e tyre tabelare në Superligë.
KFS Rahoveci 2019 ka nevojë për përkrahje në “Mizahir Isma” ku sporti i futsallit gjithnjë e më shumë po tërheq shikueshmëri.
Pas ndeshjes për Kupë KFS Rahoveci 2019 vazhdon garat në Superligën e Kosovës ku do të tentojë që të sigurojë mbijetesën e për këtë ka nevojë për rezultate madhështore dhe përkrahje në shumë ndeshje.
/Rahoveci24/