KF Rahoveci do të udhëtojë në Ferizaj për t’u përballur me Dinamon e Bylbyl Sokolit që do të kërkojë vetëm fitoren për të vazhduar luftën për vendin e parë në Grupin A të Ligës së Parë.
Në stadiumin e qytetit në Ferizaj të dielën nga ora 15:00 zhvillohet dueli mjaft i fortë ku Rahoveci do të tentojë t’ia prishë matematikat klubit ferizajas.
Së fundmi pikërisht Rahoveci mposhti Dinamon në Rahovec me rezultat 2-0 në një super ndeshje.
/Rahoveci24/


