KF Rahoveci të shtunën vendas ndaj Drenicës, por luan në Malishevë

KF Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Parë si vendas i KF Drenicës shumë të fortë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

640x74

Ky duel zhvillohet në Malishevë për shkak të kushteve të vështira të fushës në stadiumin e qytetit të Rahovecit, i cili ashtu kështu do të prishet në pranverë për të ndërtuar sheshin qëndror të qytetit.

KF Rahoveci ka pasur rezultate mjaft të mira në shtëpi dhe ndeshja në Malishevë pritet të ndikojë ndoshta në paraqitjen e ekipit.

Kujtojmë se Rahoveci gjendet në pjesën e epërmë në tabelë dhe pas pushimit të kombëtareve synon të kthehet fuqishëm për të vazhduar sezonin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.