KF Rahoveci të shtunën në shtëpi ndaj 2 Korrikut, krejt në stadium

KF Rahoveci e pret 2 Korrikun në atë që është ndeshja e parë në shtëpi për djemt tanë në stinorin pranveror.

Në këtë takim debuton legjendari Fadil Vuçitërna i cili mori në drejtim ekipin pas humbjes katastrofale në udhëtim te Kosova e Prishtinës.

Vuçitërna nga e marta ka realizuar stërvitje intensive me lojtarët e KF Rahovecit, duke i përgatitur ata për një fitore të shtunën.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 dhe ky është rasti ideal për djemt tanë të nisin sa më mirë stinorin pranveror në një luftë për mbijetesë e cila pritet të jetë e ashpër por që ekipi mund ta arrijë.

Tifozët Vreshtarët ashtu sikurse të gjithë qytetarët pritet të jenë në stadium për këtë ndeshje.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.