KF Rahoveci të shtunën ndaj Vëllaznimit, krejt në stadium

KF Rahoveci do të zhvillojë përballjen e radhës ndaj KF Vëllaznimit në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici”, të shtunën në ora 15:00.

KF Rahoveci që gjendet vetëm një pozitë larg zonës për rënie nga liga ka nevojë për përkrahje maksimale të tifozëve.

Rezultatet negative në ndeshjen e fundit nuk janë pritur mirë nga tifozët, sidomos jo humbja në udhëtim në Pozhoran prej 5-0.

Megjithatë, ekipi është stërvitur maksimalisht dhe hynë fuqishëm i përgatitur për duelinm ndaj Vëllaznimit, klubit historik gjakovar, që vjen në Rahovec në derbin regjional.

KF Rahovecit i duhet vetëm fitorja andaj të gjithë duhet që të jenë në stadium për këtë duel. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.