KF Rahoveci do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të dielën ndaj Ballkanit në Suharekë.
Ekipi jonë shkon i motivuar në Suharekë ndaj skuadrës së Ballkanit që është super e përgatitur për këtë duel me investime multi milionëshe në prag të një sezoni në Superligë që ky klub po e kërkon pas privatizimit.
Megjithatë, kalkulimet dhe investimet do të bijnë poshtë në duelin ku Rahoveci me zemër do të kërkojë pikë të arta nga ky duel në derbin e madh regjional.
Shpresojmë që nga ora 14:00 të dielën djemt e KF Rahovecit të na bëjnë krenarë ashtu si ata të basketbollit që tri herë demoluan klubin e basketbollit nga po i njëjti qytet. /Telegrafi/