KF Rahoveci të dielën kundër KF Rilindjes në udhëtim – LIVE në RahoChannel

KF Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj KF Rilindjes në udhëtim të dielën nga ora 13:00.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë dhe fitorja është opsioni i vetëm për klubin tonë.

Sfida kësaj radhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 13:00 në kanalin RahoChannel me numër 86 në platformën Artvision në Rahovec dhe Telkos në gjithë Kosovën.

Rahoveci vjen pas rezultateve shumë pozitive në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror teksa vazhdon të jetë në vendin e tretë ku Ligën e Parë duhet ta kërkojë me fitore në duelet direkte me pozitat 1 dhe 2 që mbahen nga Fushë Kosova dhe Bashkimi i Koretinit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.