KF Rahoveci zhvillon të dielën ndeshjen më të rëndësishme të edicionit, atë që konsiderohet si pika e kthesës – ndeshja ndaj liderit aktual të Ligës së Parë dhe rivalit të moçëm, KF Vëllaznimit. Vetëm me përkrahjen e publikut kjo ndeshje mund të fitohet.
Dueli zhvillohte nga ora 15:00 në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë.
Rahoveci ka vetëm 4 pikë pas shtatë ndeshjesh dhe është më se jetike që ekipi të rikthehet në binarë ndaj rivalit të vjetër, KF Vëllaznimit, por që vjen në super formë pasi është lider.
Përkrahja e madhe e qytetit nuk duhet të diskutohet në këtë takim dhe që të gjithë duhet të jemi prezent në stadium.


