KF Rahoveci pret në stadiumin e qytetit ekipin e Rilindja 1974 sot (e shtunë) me fillim nga ora 15:00.
Dueli e gjen Rahovecin me 5 pikë në tabelë, një fitore, dy barazime dhe një humbje të pësuar pa të drejtë së fundmi në Drenicë.
Tash është koha për tri pikët e para të cilat duhet të arrihen falë përkrahjes së publikut në stadiumin e qytetit.
Ekipi është maksimalisht i përgatitur për këtë ndeshje ku duhet që me do e mos të vijnë tri pikët e para, edhe pse kundërshtari nuk është aspak i lehtë.
/Rahoveci24/