Neglizhenca e institucioneve ka bërë që KF Rahoveci ndeshjet e mbetura të Ligës së Dytë t’i zhvillojë në Malishevë pasi fusha në stadiumin e qytetit të Rahovecit nuk përmbush as kushtet minimale.
Fusha në gjendje të tmerrshme në stadiumin e qytetit është arsyeja pse Rahoveci ka vendosur që të kërkojë inkuadrimin në Ligën e Parë në Malishevë, stadiumi i të cilit qytet ka bar artificial dhe i përshtatet ekipit Vreshtar që dallohet me lojën atraktive e pasime të shumta – lojë të cilën në Rahovec s’mund ta zhvillojë.
E natyrisht se për këtë ka një adresë – janë institucionet si të nivelit komunal ashtu edhe të nivelit qëndror që fare nuk janë përkujdesur për terenin, por janë marrë me një projekt vietnamez për sheshin e ashtuquajtur qëndror i cili u pagua 7 mijë euro, ndërkaq klubi i futbollit nuk ka ku t’i zhvillojë ndeshjet.
Neglizhenca për fushën e futbollit sigurisht se ka adresë, e ne mund të shpresojmë që Rahoveci të futet në Ligën e Parë e nëse futet rrejdh pyetja tjetër:
A do të luajmë edhe në Ligën e Parë në Malishevë?
/Rahoveci24/