KF Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në Fushë Kosovë me rezultat 2-1.
Skuadra shkoi në këtë takim pas dy humbjeve rresht në shtëpi, për të ndryshuar kahjen e sezonit.
Legjenda Fadil Vuçitërna u përkujdes që të bëj plot katër ndryshime në formacion, sipfas faqes zyrtare KF Rahoveci.
Goli i parë erdhi në minutën e 17-të kur Simoni shënoi për 1-0.
Dominimi i madh i Rahovecit vazhdoi dhe në fillim të pjesës së dytë ishte Bernard Koni ai që dyfishoi për 2-0.
Në minutën e 70 Hashani u përjashtua duke dhuruar penalti për vendasit, të cilët ngushtuan në 2-1.
Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe Rahoveci arrin të shënojë fitoren e parë të sezonit në udhëtim, kurse të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja e radhës ku do të kërkohet fitorja. /Rahoveci24/