KF Rahoveci pret Istogun, me fitore ngjitet në Top 4

KF Rahoveci të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit do të presë KF Istogun në një duel tejet të rëndësishëm për Ligën e Parë.

Rahoveci në këtë takim hyn shumë i motivuar pas fitores ndaj Phoenixit në udhëtim me rezultat 3-1 përkundër kartonit të kuq.

Vëmendja do të jetë te “Benzema” i Rahovecit, Haxhi Sada dhe Edon Zeqiri, dy lojtarët që shënuan javën e kaluar.

Me fitore Rahoveci do të arrijë në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt, vetëm një pikë larg vendit të dytë që siguron barazhin për Superligën dhe 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Trepça 89’.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.