FC Prishtina njoftoi se ka shitur sulmuesin Jalen Blesa te skuadra Universitatea Craiova për shumën prej 165 mijë euro.
Kujtojmë se Jalen Blesa ishte zbulim i drejtorit sportiv, Burim Dula dhe kur u transferua te FC Prishtina, në klauzolë KF Rahoveci mbajti 20% të kartonit të lojtarit.
KF Rahoveci do të përfitojë kështu 33 mijë euro nga shitja e lojtarit.
Këto mjetet do t’i ndihmojnë Rahovecit që ndeshjet tani i zhvillon në Malishevë për shkak të mungesës së stadiumit. /Rahoveci24/


