KF Rahoveci mysafir i Rilindjes të enjtën në Pejë

KF Rahoveci do të udhëtojë në Vitomiricë të Pejës për t’u përballur me Rilindjen.

Presioni është i madh për këtë duel nga vendasit, pasi janë në luftë të ashpër për mbijetesë.  

Sidoqoftë, ekipi shkon i motivuar për të marrë maksimumin nga ky duel, pra të dilet me rezultat pozitiv.

Rahoveci ka 16 pikë dhe është vetëm katër pikë larg vendit të dytë që dërgon në barazh e që mbahet aktualisht nga Suhareka.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.