KF Rahoveci po kalon nëpër një ecuri historike prej 6 ndeshjeve pa humbje rresht, dhe atë në start të sezonit, që është starti më i mirë i sezonit që nga viti 2000, pra në 22 vitet e fundit.
Ky ogur i mirë që ka kapluar futbollin rahovecas është falë menaxhimit të mirë të ekipit dhe aspektit organizativ.
Me 4 fitore e 2 barazime, Rahoveci ka shfaqur lojë atraktive nëpër takime, kurse problem mbetet fusha jo e përshtatshme në Rahovec, ku me një fushë më të mirë, ekipi do të tregonte më shumë, siç bëri rëndom në ndeshjet tjera si mysafir.
Rahoveci ka 14 pikë në krye të tabelës në këtë start historik, kurse javën e ardhshme në Rahovec e pret Feronikelin në derbin për kreun e tabelës.
Ndeshja ndaj Feronikelit zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit të Rahovecit.
/Rahoveci24/