KF Rahoveci me akuza për referimin pas humbjes nga Trepça

KF Rahoveci ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare ku ka fajësuar gjyqtarët Qëndrim Vata dhe Pashtrik Burrniku për rolin e tyre në humbjen e klubit të qytetit tonë.

Sipas kësaj komunikate, vendimet e kësaj dyshe ishin kontraverse dhe në favor të vendasve.

Rahoveci u mposht nga Trepça në Mitrovicë me rezultat të ngushtë, 2-1.

Më tutje KF Rahoveci ka publikuar një video ku shihet një rast në pjesën e dytë kur vet me portier lojtari i Rahovecit rrëzohet nga lojtari kundërshtar. Ky incident kaloi pa u ndëshkuar me të kuq për lojtarin e Trepçës.

Komunikata – Kliko Këtu

Video e rastit – Kliko Këtu

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.