KF Rahoveci me 4 ndeshje në shtëpi nga 5 të ardhshmet, mundësi për rikthim

KF Rahoveci pas humbjes së rëndë nga Dinamo do të rikthehet me një seri ndeshjesh të forta në shtëpi.

Fillimisht ishte humbja në tavolinë nga FC Suhareka e cila mbetet për t’u konfirmuar përfundimisht nga Federata, sepse gabimi njerëzor i delegatit i kushtoi me një pikë të artë klubit duke i dhuruar tri një konkurrenti direkt.

640x74

Ekipi ka rastin të këndellet ndaj Trepçës në shtëpi, që është ndeshja e parë pas pushimit të kombëtareve.

Menjëherë vazhdon një tjetër ndeshje në shtëpi, ku pason sfida ndaj Phoenixit.

Më pas është dueli ndaj Istogut si mysafir, për t’u rikthyer me dy ndeshje tjera në stadiumin e qytetit ndaj Trepçës 89 dhe Drenicës.

Pra nga 5 ndeshjet e ardhshme 4 ndeshje janë në shtëpi dhe mundësi e përkryer për t’u mbajtur të fortë luftën për pjesën e epërme të tabelës.

KF Rahoveci ekipin e ka mjaft kompakt dhe në harmoni, ndërsa klubi nuk ka njoftuar ende për rikthimin në stërvitje pasi jemi në pushimin e kombëtareve .

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.