KF Rahoveci mbetet pa stadium, FFK ndalon zhvillimin e ndeshjeve për shkak të kushteve të fushës

KF Rahoveci nuk do t’i zhvillojë ndeshjet e stinorit pranveror në stadiumin e qytetit “Jahja Danuza”.

Komisioni për infrastrukturë sportive i FFK-së ka vendosur që ta fuqizojë vendimin për ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për arsye se gjendja e fushës dhe infrastruktura nuk i plotëson as kushtet minimale për lojë.

Rahoveci po lufton për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar, duke u renditur në pozitën e tretë në Grupin A pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Njoftimi i plotë nga KF Rahoveci:

Tashmë edhe zyrtarisht pa stadium.  Gjithsesi, nuk do të ndalemi. Organizimi do të përforcohet edhe më shumë, me figura të reja. Infrastruktura si anomali nuk do të na shuajë ëndrrën Superligë. Sepse ne besojmë. Ne punojmë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.