KF Rahoveci këtë fundjavë i shkon Drenicës në Skenderaj

KF Rahoveci e ka një duel super të vështirë ndaj KF Drenicës këtë fundjavë.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt.

KF Drenica e cila nuk ka startuar mirë këtë stinor, ka larguar trajnerin e deritanishëm dhe ka bërë ndryshime në shtabin teknik.

Drenica konsiderohet një nga pretendentet për kthim në Superligë dhe marrja e pikëve në Skenderaj është e vështirë, mos të thuhet e pamundur.

Sidoqoftë, KF Rahoveci ka start perfekt me 5 pikë e pa asnjë humbje, pa asnjë gol të pranuar në këtë fillim të stinorit dhe sigurisht se ekipi do të tentojë ta mbajë rekordin e qind për qindt të pamposhtshmërisë.

Trajneri Granit Dervisholli ka punuar intensivisht me ekipin edhe gjatë pushimit të kombëtareve dhe KF Rahoveci pritet që të shkojë për të rrëmbyer pikë me vlerë te Drenica.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.