KF Rahoveci kërkon fitoren e dytë rresht të shtunën në Istog

KF Rahoveci do të përballet me Istogun të shtunën në stadiumin “Demush Mavraj”.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në një atmosferë mjaft mikpritëse si zakonisht që ndodhë në Istog.

Rahoveci hyn në këtë ndeshje pas fitores së arritur ndaj Lirisë në ndeshjen hapëse derbi, ku u shpall kandidatura për Superligë.

Por, kredencialet për Superligë do të testohen fuqishëm në Istog, një skuadër mjaft e organizuar që gjithmonë ka ditur të rivalizojë.

Fitore me rezultat të njëjtë si Rahoveci shënoi Istogu në udhëtim te A&N çka tregon kualitetin e këtij ekipi.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.