KF Rahoveci ka ishte afër një barazimi me vlera ndaj Feronikelit në udhëtim në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, por u mposht në çastet finale.
Feronikeli, që sot quhet “Feronikeli 74”, e priti Rahovecin me një numër të vogël shikuesish, teksa ekipi bëri lojë të mrekullueshme në pjesën e parë, me mbrojtje të çelktë dhe kundërsulme të shpejta.
Rahoveci rrezikoi nga disa ndërpreje, kurse rast shumë të mirë pati në fund të këtij takimi, ku vendasit shpëtuan mrekullisht.
Krejt në fund në minutën e 92, Lapidar Lladrovci realizoi gol me kokë.
Ndërkaq Rahoveci me këtë humbje mbetet në kuotën e 26 pikëve, duke ndarë vendin e dytë bashkë me Liriën që zhvillon të shtunën ndeshjen e vështirë ndaj Phoenixit.
/Rahoveci24/