KF Rahoveci humbë në Prishtinë te Flamurtari (Foto)

KF Rahoveci ka pësuar humbje në udhëtim te Flamurtari me rezultat 2-1.

KF Rahoveci pas fitores ndaj liderit Ferizajit javën e kaluar në Rahovec, shkoi në stadiumin “Xhemail Ibishi” tejet i motivuar për lojë.

Trajneri Senad Alirifa startoi me formacionin më të fortë dhe ofensiv 3-5-2, ku në maje të sulmit Astrit Berisha dhe Nikollë Dushi ishin të përkrahur nga Fatos Mazreku, Hamid Mullabazi dhe Agim Hoti.

Ndeshja nisi keq për Rahovecin, që pësoi gol nga penaltia, transmeton Rahoveci24.

Në vazhdim deri në fund të pjesës së parë Flamurtari e dyfishoi epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë Rahoveci bëri presion të madh, dhe Fatos Mazreku shënoi për 2-1. Deri në fund djemt tanë tentuan që të barazojnë dhe të marrin një pikë, por kjo nuk ndodhi.

KF Rahoveci tash gjendet në vendin e 12-të me 19 pikë, 7 pikë larg vendit të tetë që mbahet nga Fushë Kosova. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.