KF Rahoveci ka pësuar humbje në hapje të stinorit pranveror në Ligën e Parë, sfidë e zhvilluar ndaj Dukagjinit në Klinë.
Ekipi me disa ndryshime të rëndësishme shkoi në Klinë për ta fituar ndeshjen, shkruan Rahoveci24.
Megjithatë, djemt tanë pas një pjese të parë të mirë dhe të balansuar, dështuan të shënojnë në pjesën e dytë.
Mos koncentrimi në minutat e fundit bëri që Nazmi Rraci të gjendet mirë dhe të realizojë në minutën e fundit shtesë (90’+2) për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Ky është start i keq për KF Rahovecin, që do të kërkojë fitore në ndeshjen e radhës në shtëpi. /Rahoveci24/